Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shoket e Taulantit qe kerkonte nje bankomat

Shoket e Taulantit qe kerkonte nje bankomat

Diku prane “Kafe Flores” te rruga e ‘Durrësit’, protestuesit bastisen nje filial te “IuteCredit”.

Kishte shume revolte ne kete “sulm”. Mobiljet, letrat e borxheve u nxorren ne rruge. Me pas u dogjen. Njeri madje, kerkonte parate e veta ne bankomat…

Taulant Balla, gjeti diçituren dhe postoi: “Shikojeni, shikojeni hajdutin e bankomatit! Po ky student është?”.

Tani po i tregoj Taulant Balles dy kryeministra.

Njeri e ka perzene me ligj dhe me gjithe karrige IuteCredit Kosova nga Kosova, ndersa tjetri e ka mbire ne çdo cep rruge dhe çdo reklame Tv-je te Shqiperise, kete “bankomat mjerimi”.

Quhet IuteCredit Albania.

Po i tregoj edhe dy kolose te tjere “Taulant bankomatit”.

Akan Ajdini eshte CEO e IUTEs ne Shqiperi.

Akan Ajdini eshte vellai i gruas se Blendi Fevziut, moderatorit te gjithenjohur te Opinionit.

Jane te dy zoterinj, jo huligane.

Nuk grabisin bankomate.

Nuk thyejne xhama.

Nuk djegin dyqane.

Perkundrazi ndihmojne studentet dhe popullin shqiptar: njeri jep “fajde”, tjetri i reklamon.

Do pres dhe do shoh.

Do pres e do shoh se si e gjithe klasa politike do reagoje ndaj “huliganeve” qe dhunuan nje institucion bamiresie si “IuteCredit”.

Do pres qeveritaret, opozitaret, mediat majtas dhe djathtas, gazetaret e mbretit dhe ata te kiametit se si do e trajtojne postimin e “Taulant Bankomatit”.

Do pres vete IUTEN te flase me gojen e Akanit apo te kunatit te tij.

Do pres dhe do kuptoj.

Do mesoj sa plot e ka mbushur IuteCredit. Ke? Bankomatin e pushtetit.

Presim…/Aleks Shehu/

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme