Maqedoni

Sindikatat kërkojnë pagë minimale 500 euro – Nëse nuk arrihet një marrëveshje, paralajmërojnë protestë

March 10, 2025, 04:03

Sindikatat do të dalin në rrugë nëse qeveria nuk e plotëson kërkesën për rritjen e pagës minimale në 500 euro. Sindikatat po i japin qeverisë një shans të ri për t ‘u ulur dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për pagën minimale, por nëse kjo nuk ndodh, ata paralajmërojnë protesta që do të ndodhin në fillim të prillit.

“Nuk do të jetë faji ynë apo i askujt tjetër nëse më 2 dhe 7 prill punëtorët shkojnë në protesta, sepse ne do të marrim një vendim të ri. Ne nuk do të jemi fajtorë, nëse dalim në rrugë dhe marrim një vendim para qeverisë dhe punëdhënësve, para atyre që nuk duan të na rrisin pagat. Nëse dikush mendon se 24,400 denarë është paga e mjaftueshme për punëtorët në Maqedoni si një pagë minimale nën të cilën nuk mund të paguhet asnjë pagë dhe paga më e ulët në rajon është 457 euro në Serbi, mendoj se do të duhet të ndezin autobusët dhe të na zhvendosin të gjithëve nga Maqedonia, diçka që unë mendoj se duhet të na shqetësojë absolutisht të gjithë”, tha Slobodan Trendafilov – kryetar i LSM-së.

Qytetarët thonë se nevojitet një rritje urgjente e pagës minimale.

“Nëse duhet të paguash qiranë, absolutisht me çmime të larta të faturave, 20 ditë me zor, 10 të tjerët do të rrish i uritur”, u shpreh një qytetar.

“Minimumi 500 euro eshte ajo qe duhet bërë për standartin tonë, dhe edhe me keto 500 euro eshte e veshtire te kalosh. Gjithçka është shtrenjtë, çmimet janë evropiane dhe standardi ynë është ballkanik”, theksoi një qytetar tjetër.

“Nuk mund të mbijetojë, sepse është shumë shtrenjtë, kudo është e shtrenjtë, gjithçka është e shtrenjtë, në treg, dyqane. 20 ditë deri tre javë, të tjerat do të shikojmë në qiell”, tha një qytetar.

“Po duhet të rritet, por një rrogë duhet të jetë më shumë se 500, varet sa anëtarë ka familja, 3-4 anëtarë nuk mund të kalojnë me 500 euro, duhet të jetë më shumë, 600 deri 800 euro… 0:56 Çmimet janë rritur shumë, ushqimi, nuk mund të jetosh me 24 mijë, paga minimale duhet të jetë mbi 600 euro deri në 800 euro”, u shpreh një qytetar.

Sipas ligjit, paga minimale duhet të rritet me 1,800 denarë, pra do të jetë 24,400 denarë dhe duhet të përcaktohet në gjysmën e dytë të marsit në Këshillin e ardhshëm Ekonomik dhe Social./ Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh