Opens in a new tab
Trendy

Sulmohet kompania e naftës në Riad, flakë dhe tym pranë impiantit të Aramco-s (Video)

Para 2 javë

Flakë dhe tym i dendur janë parë ditën e sotme në afërsi të një impianti të kompanisë së naftës Saudi Aramco në Riad.

Një dëshmitar i tha Reuters se një shtëllungë e madhe tymi dhe flakë po ngrihej në zonën pranë impiantit. Autoritetet e ArabisëSaudite nuk kishin dhënë menjëherë një shpjegim për shkakun e zjarrit, ndërsa Aramco nuk kishte reaguar ndaj kërkesës për koment.

Ngjarja ka ndodhur në një periudhë përshkallëzimi të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe Houthive të Jemenit, të cilët mbështeten nga Irani. Houthit kanë shtuar sulmet ndaj qyteteve saudite dhe infrastrukturës energjetike të vendit.

Javën e kaluar, Houthit deklaruan se kishin goditur me raketa dhe dronë impiante të Saudi Aramco në Yanbu. Arabia Saudite njoftoi se kishte interceptuar gjashtë raketa balistike të lëshuara drejt Taifit dhe zonës së Yanbu, por nuk raportoi dëme në impiantet e kompanisë.

Trending