Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tha se kishte vetëm ëmbëlsira për fëmijët, por doganierët në Aeroportin e Shkupit i gjetën 5 celularë Iphone 16 në valixhe

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë kontrollove të kryera javën e fundit, në një rast janë gjetur 5 celularë Iphone 16, përcjell TV21. Telefonat u kapën te një shtetas i RMV-së, që po kthehej me fluturimin nga Stambolli.

“Janë kapur 5 telefona celularë Iphone 16 , të zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazheve të udhëtimit të një shtetasi të Maqedonisë, i cili ka ardhur me fluturimin nga Stambolli. I pyetur nga doganierët nëse kishte diçka për të denoncuar për kontroll doganor, pasagjeri, i cili u paraqit për hyrje në vend në terminalin VIP, u përgjigj se po sillte vetëm ëmbëlsira për fëmijët. Mirëpo, i janë kontrolluar valixhet dhe janë gjetur celularët”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave./tv21.tv

Më shumë për këtë

Drogë e fshehur në DVD dhe CD! Dauti zbulon rastin e kontrabandës në Postën e Shkupit: Dogana në vijën e parë kundër krimit!Maqedoni · 1 ditë më parëAvokati serb kërkon kontroll urgjent: Dyshon për transferimin e parave drejt Shkupit dhe MoskësMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme