Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Thaçi: Unë e zgjodha Molla Sulën, ishte shef i hoxhallarëve

Thaçi: Unë e zgjodha Molla Sulën, ishte shef i hoxhallarëve

Në emisionin “Dialog te Lajmi”, kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, ndër të tjera, është prononcuar edhe lidhur me zhvillimet e dikurshme në Bashkësinë Fetare Islame (BFI).Menduh Thaçi: Konteksti kur është zgjedhur ky zotëria si kryetar i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) ka qenë ky, t’i bie sa më shkurt. Bashkësia Fetare Islame ishte nën një terror të armatosur të grupeve të ndryshme kriminale, që hiqeshin si myslimanë të vërtetë. Kanë qenë, mos t’i harrojnë njerëzit gjërat. Dhe shteti çfarë bëri? “Debekaja” (DBK), “Uprava” e Parë, më duket, organizoi autobusë, i futi hoxhallarët në autobusë, i çoi në Strugë dhe e zgjodhën kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame.

Kur erdhëm ne, unë tentova ta përmirësoja këtë situatë. Në bisedë me ta, u thashë: Për mua është e turpshme, si udhëheqës, si lider, dhe besoj se duhet të pajtoheni që juve t’ju mbetet në karrierën tuaj fakti se ju ka zgjedhur “Debekaja” (DBK-ja), ju ka futur në autobusë dhe ju ka mbrojtur.Urdhëroni, zgjidhuni mes vete, kush të dojë, dhe ne do të arrijmë t’ju sigurojmë një funksionim siç duhet.A kanë qenë ata njerëz të armatosur prej mali apo kanë qenë policë, qofshin edhe civilë, situata ka qenë e tillë që ata nuk ishin në gjendje të hynin nëpër zyra. S’i linin, i rrihnin, i vritnin.Dhe në atë moment ka pasur shumë njerëz që kanë menduar se ishte gabim zgjedhja e Sulës. Por unë, sinqerisht, kur i kam parë, u kam thënë përsëri: Zgjidhuni vetë!

Dëgjoni, ata kur rrinin me mua, flisnin ndryshe, e ke parasysh? Kur uleshin të gjithë bashkë, krejt ishin me të. Edhe unë erdha në përfundimin se, megjithatë, ky është njeriu që i komandon këta.Dhe normalisht, në situata të emergjencave të mëdha, ti duhet të flasësh me udhëheqësin. Me shefin. Patjetër, patjetër!Tahiri: Shefin e hoxhallarëve?Menduh Thaçi: Patjetër! Ne kemi pasur shumë raste të ndryshme, edhe rastin e Kondovës me grupe të armatosura dhe me të tjerë. Dikush mund të habitet: “A bre, si mund të flasësh ti?”Tahiri: Kuvendi është mbajtur atëherë te Fakulteti Teologjik.“Po, po. Do të thotë, si mund të flasësh me këtë? Unë u them: “Ore, ata e kanë zgjedhur këtë!”, është shprehur Menduh Thaçi në emisionin e z.Sefer Tahiri “Dialog te Lajmi”.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme