Uncategorized

VLEN: BDI dhe satelitët e saj përmes opstruksioneve po përpiqen të mbrojnë krimin e tyre!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

August 7, 2024, 02:08

“Në një shoqëri të përparuar dhe të drejtë, mbrojtja e interesave publike dhe mirëqenia e qytetarëve duhet të jenë prioritet absolut. Megjithatë, në realitetin tonë, falë politikave të gabuara dhe të papërgjegjshme të BDI-së lojërat e fatit hynë në çdo shtëpi përmes internetit, duke thelluar edhe më shumë dëmet sociale dhe ekonomike nga objektet e kazinove që janë të pranishme në çdo cep”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.

“Me justifikimin nga Komisioni legjislativ dhe juridik të kërkesës sonë për intepretim autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, jemi një hap më afër vërtetimit të asaj që e kemi thënë çdo herë si koalicion VLEN, se nuk do të lejojmë që për interesa personale dhe afariste të disa individëve të prishet gjithë shoqëria. A jemi për zhdukjen e plotë të kësaj sëmundje? Absolutisht PO!. Megjithatë BDI dhe satelitët e saj duke krijuar stërkëmbeza në sistem, po e vonojnë përballjen e plotë me këtë sëmundje shoqërore”, vijon reagimi i koalicionit VLEN.

“BDI-ja vepron si një organizatë kriminale, e cila, për të mbrojtur ish-funksionarët e saj të korruptuar, mendon në mënyrë destruktive. Ne kemi kohë që pohojmë se ideja e tyre është t’i bëjnë shqiptarët pengje në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë gjyqësore për plaçkitjen që i kanë bërë popullit gjatë 22 viteve të regjimit të tyre. Prandaj, për sa kohë që nuk reformohen në mënyrë programore dhe kadrovike, ata nuk do të mund të jenë një konkurrencë reale politike. Shqiptarët nuk do të lejojnë që kjo udhëheqje e kriminalizuar e BDI-së të nënvlerësojë ata. Ata e dinë se Ahmeti, Grubi, Osmani, Merko, Bekteshi dhe kompania e tyre nuk kanë aspak interes për Marrëveshjen e Ohrit, por kujdesen vetëm për kapitalin e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme.


Koalicioni VLEN është për tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe do të punojmë për një shoqëri të drejtë dhe të ndershme, ku askush nuk është mbi ligjin. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!”, theksohet në reagimin e koalicionit VLEN.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste