Trendy

WP: Trump e ka zgjedhur Vance si pasardhësin e tij

Para 1 ditë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thuhet se kohët e fundit deklaroi në një takim privat me donatorët se dëshiron ta shohë zëvendëspresidentin e tij, J.D. Vance, të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

“Në fund të fundit, ne duhet ta zgjedhim Jay-n”, tha Trump gjatë një takimi me donatorët në Zyrën Ovale rreth dy javë më parë, sipas dy burimeve të cituara nga Washington Post.

Deklarata private bie ndesh me retorikën publike të Trump në muajt e fundit , në të cilën ai ka inkurajuar konkurrencën midis Vance dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio për nominimin presidencial republikan.

Trending