Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

21-vjeçari nga Tirana trafikonte migrantë në Maqedoni, arrestohet nga policia

Më 28.10.2024, rreth orës 23:00, oficerët e Policisë për Mbikqyrje e Kufijve nga Stacioni Policor në Sopot, , ndaluan F.A. (21) nga Tirana, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “trafikimi i migrantëve,” sipas nenit 418-b të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rreth orës 23:00, në një vend të quajtur “Kosturnik”, në komunën e Kumanovës, policia vuri re një automjet pasagjerësh “Audi A3” me targa kosovare, të drejtuar nga i dyshuari, në të cilin ndodheshin migrantë. Policët i dhanë shenjë automjetit të ndalonte, por ai vazhdoi në drejtim të një vendi të quajtur “Ezera” në fshatin Reçicë, ku përfundoi jashtë rrugës.

F.A. u arrestua, ndërsa u gjet gjithashtu një migrant, S.R. (29) nga Nepali, dhe po merren masa për gjetjen e të tjerëve. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet një raport përkatës.

Më shumë për këtë

MPB-ja përgatit kontrolle të reja në trafik! Kamerat në automjetet policore do të matin shpejtësinë edhe gjatë lëvizjesMaqedoni · 1 ditë më parëAutobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve, arrestohet shoferiLajme · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme