Një pamje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestave masive që përfshinë Gjermaninë të shtunën, më 31 tetor, kur një person i maskuar si personazhi Batman u shfaq në rrugët e Frankfurtit, përballë një zjarri në mes të tensioneve.
Momenti u regjistrua gjatë demonstratave të organizuara nga lëvizja “Gen Z regelt” (Gjenerata Z merr situatën në dorë), e cila mobilizoi mijëra të rinj në 34 qytete gjermane, përfshirë Berlinin, Frankfurtin dhe Mynihun.
Protestuesit dolën në rrugë për të kundërshtuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak, si dhe për të kërkuar më shumë investime në arsim dhe masa konkrete për përballimin e kostos së lartë të jetesës.
Në Frankfurt, situata u tensionua, ku u raportua për barrikada të djegura, vitrina të thyera dhe grabitje të dyqaneve.
Lexo edhe“Gen Z” ngrihet në protestë në Gjermani, mijëra të rinj kundër shërbimit ushtarak dhe kostos së lartë të jetesësMes flakëve dhe përplasjeve, personi i maskuar si Batman u bë një nga pamjet më të veçanta të protestave, duke krijuar një kontrast të pazakontë me skenat e tensionit në qytet.
Lëvizja “Gen Z regelt” është pjesë e valës së protestave të të rinjve që kanë përfshirë disa vende evropiane, me kërkesa që lidhen me ekonominë, arsimin dhe politikat qeveritare.
Më shumë për këtë
Gjermania para protestave të mëdha sotLajme · 1 ditë më parë
Protestuesit nuk dorëzohen, gaz, flakë dhe tensione në rrugët e kryeqytetit; Tirana në kolapsShqiperi · 1 javë më parë
Analisti: Nga burime të sigurta një grup problematik nga Maqedonia po vjen për protestën e së shtunësShqiperi · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












