Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

30 ditë burg për katër të dyshuarit për vrasjet në Shkup!

30 ditë burg për katër të dyshuarit për vrasjet në Shkup!

Gjykata ua ka vazhduar edhe për 30 ditë paraburgimin katër personave të dyshuar për dy grabitje me pasoja fatale në lagjet Hrom dhe Gjorçe Petrov të Shkupit.

Lajmi është konfirmuar nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, ndërsa të dy rastet po hetohen nga Prokuroria si grabitje që kanë përfunduar me vrasje.

Katër të dyshuarit ishin arrestuar më parë dhe ishin mbajtur në paraburgim 48-orësh. Ata dyshohen për përfshirje në vrasjen e dy personave në shtëpitë e tyre.

Bëhet fjalë për A.S. (22), H.E. (20) dhe K.A. (58), nga Shkupi, si dhe M.R. (26), nga Strumica.

Lexo edheVrasjet në “Gjorçe”: Të dyshuarit dyshohet se i pranuan veprat, hetuesit kanë ADN dhe incizime

Rasti i parë u zbulua më 22 tetor në lagjen Hrom, ku në shtëpinë e tij u gjet i vdekur 62-vjeçari S.J., me shenja dhune.

Pesë ditë më vonë, më 27 tetor, në një shtëpi në rrugën “Gjurçin Kokale” në Gjorçe Petrov u gjet e vdekur edhe 76-vjeçarja O.A., po ashtu me shenja dhune.

Prokuroria po vazhdon mbledhjen e provave për të dy rastet. Në kuadër të hetimeve janë duke u kryer edhe ekspertiza të ADN-së, rezultatet e të cilave pritet të përfshihen në materialin dëshmues.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme