Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462

Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462

Përfshihen edhe 104 faqe të bixhozit online në urdhrin e ri për bllokim në Maqedoninë e Veriut. Me këtë, numri i përgjithshëm i platformave të bllokuara ka arritur në 462, përcjell tetova1

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, përmes një video-paraqitjeje, ku theksoi se masa synon të kufizojë qasjen në platformat e paligjshme të bixhozit dhe të mbrojë qytetarët, veçanërisht të miturit.

Azizi rikujtoi edhe miratimin e ligjit të ri për lojërat e fatit, i cili parasheh distancë prej 500 metrash nga shkollat fillore dhe të mesme për kazinotë dhe automat-klubet. Po ashtu, në bastoret që ndodhen brenda kësaj distance ndalohet vendosja e terminaleve të videolotarisë dhe pajisjeve të tjera për lojëra elektronike të fatit.

Ligji parasheh edhe kufizime në reklamimin e bixhozit, duke ndaluar mesazhet që e paraqesin atë si mënyrë për t’u pasuruar apo si zgjidhje për problemet financiare.

Lexo edheMinistria e Transformimit Digjital me urdhër: Të bllokohen edhe 104 faqe të reja interneti për lojëra të fatit online

“Me çdo faqe të paligjshme që bllokojmë, ia ngushtojmë hapësirën bixhozit dhe mundësinë për të dëmtuar familjet tona”, deklaroi Azizi, duke shtuar se institucionet nuk do të ndalen me masat kundër bixhozit të paligjshëm./tetova1.mk

Më shumë për këtë

Venera Azizi prezanton punën e Qeverisë gjatë tetorit: Rritje ekonomike, investime dhe propozim-ligji për punëtorët me kontrataMaqedoni · 5 ditë më parëAdnan Azizi jep lajmin e mirë: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike për Arabinë SauditeMaqedoni · 1 ditë më parëVenera Azizi: Formohet Komiteti nacional për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve- gazetaria e lirë, prioritet i qeverisëMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme