Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Bilall Kasami: Bogovina po ndryshon, po merr pamjen e një komune të VLEN-it

Bilall Kasami: Bogovina po ndryshon, po merr pamjen e një komune të VLEN-it

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka qëndruar në Bogovinë, ku së bashku me Izet Mexhitin kanë takuar Feti Abazin për të diskutuar mbi projektet e realizuara, ato që janë në proces dhe investimet e planifikuara për komunën.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministra, zëvendësministra dhe deputetë, me të cilët është diskutuar për mundësitë e përshpejtimit të projekteve dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se synimi është që projektet të marrin jetë sa më shpejt dhe të sjellin ndryshime konkrete në komunë.

“Bashkë me ministrat, zëvendësministrat dhe deputetët, biseduam për mënyrat se si mund t’i përshpejtojmë këto projekte dhe si ta bëjmë bashkëpunimin mes pushtetit qendror dhe atij lokal sa më konkret”, ka shkruar Kasami.

Lexo edheKasami pret në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu: Diskutohet për projektet infrastrukturore dhe bashkëpunimin dypalësh

Ai ka vlerësuar se Bogovina po hyn në një fazë ndryshimesh, duke theksuar punën, projektet dhe investimet si drejtimet kryesore të angazhimit.

“Bogovina po ndryshon. Po merr pamjen e një komune të VLEN-it: punë, projekte dhe investime. Kjo na karakterizon neve dhe kështu do të vazhdojmë”, ka deklaruar Kasami.

Më shumë për këtë

Kasami në përvjetorin e mandatit të Melës: Dibra po ndryshon, Fisniku model i udhëheqjes që sjell VLEN-iMaqedoni · 3 ditë më parëKasami për humbjen e Vuçiçit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajoninMaqedoni · 1 javë më parëMexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, fundi i dominimit të Vuçiqit hap një kapitull të ri për BallkaninMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme