Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tragjedi në autostradën e Kroacisë: Dy të vdekur, përmbyset autobusi serb

Tragjedi në autostradën e Kroacisë: Dy të vdekur, përmbyset autobusi serb

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën A3 në Kroaci, pasi një autobus me targa serbe ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas policisë së Zagrebit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:25, në kilometrin e 61-të të autostradës, pranë kryqëzimit të Ivaniq Gradit, në drejtim të Zagrebit.

Sipas të dhënave fillestare, në autobus ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy shoferë. Autobusi ka përplasur dhe thyer mbrojtësen anësore, përpara se të përfundonte i përmbysur jashtë rrugës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e emergjencës, helikopterë dhe 15 zjarrfikës me shtatë automjete. Të lënduarit janë dërguar në spitalet e Zagrebit, ndërsa disa prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në vendin e aksidentit.

Lexo edheTragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksident

Numri i saktë i të lënduarve dhe gjendja e tyre shëndetësore ende nuk janë bërë të ditur. Autoritetet po zhvillojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Më shumë për këtë

Tragjedi në Itali/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, por goditet për vdekje nga një makinëLajme · 1 javë më parëKatër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në BosnjëLajme · 1 javë më parëTragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punësLajme · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme