Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nikolla Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën

Nikolla Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën

Politikani serb Nikolla Sanduloviq, i prezantuar si kandidat për president të Serbisë, ka deklaruar në Klan Kosova se, nëse fiton, do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Kreu i Partisë Republikane të Serbisë njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe për thirrjet për pajtim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Sanduloviq e ka vizituar më parë Kosovën, ku është takuar me përfaqësues institucionalë dhe ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke kërkuar falje për krimet e kryera nga forcat serbe.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme