Çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar rënie në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, duke sjellë lehtësim për shoferët dhe konsumatorët.
Në Maqedoninë e Veriut, sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), nafta do të lirohet për 5,5 denarë për litër, ndërsa benzinat për 7 denarë. Me çmimet e reja, një litër naftë do të kushtojë 94,5 denarë, apo rreth 1,54 euro.
Në Kosovë, çmimi mesatar i naftës ka rënë nga 1,83 në 1,79 euro për litër brenda 24 orëve të fundit, bëri të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI). Ndërkaq, benzina kushton mesatarisht 1,43 euro për litër.
Edhe në Shqipëri janë ulur çmimet e karburanteve. Sipas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, nafta nga 11 nëntori shitet me çmim maksimal prej 205 lekësh për litër, ndërsa benzina 164 lekë për litër. Të dyja kanë pësuar ulje prej 3 lekësh.
Lexo edheBien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!Kështu, në të tria vendet është regjistruar rënie e çmimeve të derivateve, megjithëse çmimet dhe mënyra e përcaktimit të tyre dallojnë nga një shtet në tjetrin, njofton TV21.
Më shumë për këtë
Humbja e republikanëve në zgjedhjet në SHBA rrit shpresat për paqe, çmimet e naftës pësojnë rënie drastikeLajme · 7 ditë më parë
Çmimet e naftës vazhdojnë të bien, tregjet shpresojnë për marrëveshje paqeje mes SHBA-së dhe IranitLajme · 1 ditë më parë
Sinjalet për një marrëveshje SHBA-Iran, çmimet e naftës bien mbi 6 për qindLajme · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












