Një delegacion i Gjykatës Supreme Kushtetuese të Egjiptit, i udhëhequr nga kryetari Bulos Fahmi Iskender, dje zhvilloi një takim dypalësh me përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin shkëmbyen përvoja mbi të drejtën kushtetuese, mbrojtjen e gjykatës kushtetuese dhe zbatimin e inteligjencës artificiale në gjykata, njoftoi Gjykata Kushtetuese.
Në takimin e djeshëm, të mbajtur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, u diskutuan çështjet aktuale në fushën e së drejtës kushtetuese dhe mbrojtjes gjyqësore kushtetuese. Përfaqësuesit e dy gjykatave shkëmbyen përvoja mbi kompetencat, organizimin dhe mënyrën e punës së tyre, duke theksuar qëllimin e përbashkët të dy institucioneve – mbrojtjen e Kushtetutës dhe demokracisë, si dhe mbrojtjen efikase të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Lexo edheFRI mohon akuzat për lidhje me vendimin e Gjykatës në Egjipt: Paralajmëron padi ndaj mediaveFokusi i diskutimeve ishin si mundësitë ashtu edhe rreziqet e zbatimit të inteligjencës artificiale në punën e gjykatave.
Nga Gjykata Kushtetuese njoftojnë se ky takim dypalësh është vazhdim i zbatimit të Memorandumit për bashkëpunim dhe mirëkuptim, të cilin të dy gjykatat e përfunduan në prill të këtij viti në Kajro, gjatë Kongresit të nëntë të Gjykatave Supreme dhe Kushtetuese të vendeve afrikane.
Në përbërjen e delegacionit egjiptian, përveç kryetarit Iskender, ishin edhe zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Kushtetuese, Mahmud Mohamed Ali Goneim, si dhe shefi i protokollit, Mohamed Hasan.
Më shumë për këtë
Paralajmërimi i fituesit të Nobelit në Fizikë: “Çernobili” i inteligjencës artificiale mund të ndodhë brenda vitit 2027Teknologji · 4 ditë më parë
Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat dhe bashkëpunimin me institucionetMaqedoni · 13 orë më parë
Këshilli gjyqësor zgjodhi Subhi Jakupin për kryetar në Gjykatën AdministrativeMaqedoni · 1 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












