Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën më 8 maj 2024.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski deklaroi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, raporton Anadolu.
Mickoski i bëri këto komente pas një aktiviteti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse fushata e paralajmëruar e partisë së tij, VMRO-DPMNE, është përgatitje për zgjedhje të parakohshme.
“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028”, tha ai.
Lexo edheMickoski: S’ka zgjedhje të parakohshme“Diku në fund të dhjetorit 2027 ne kemi zgjedhjen e qeverisë teknike, kështu që do të thoja se mandati im si kryeministër zgjat edhe pak më shumë se një vit e një muaj”, shtoi Mickoski.
Mickoski shtoi se qëllimi i vizitave në terren është të përcaktohet se çfarë mungon dhe në cilat fusha mund të përmirësohen politikat qeveritare.
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën më 8 maj 2024.
Më shumë për këtë
Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”Maqedoni · 2 javë më parë
Mickoski nuk lë hapësirë për zgjedhje të parakohshme: Kemi borxhe!Maqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












