Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kasami: Brenda dy vitesh qeverisje, ne kemi bërë më shumë se BDI për 20 vite në pushtet

Kasami: Brenda dy vitesh qeverisje, ne kemi bërë më shumë se BDI për 20 vite në pushtet

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se gjatë dy viteve të qeverisjes, VLEN ka realizuar më shumë projekte sesa BDI gjatë 20 viteve të qëndrimit në pushtet.

I ftuar në emisionin “Verdict” në TVM2, Kasami tha se gjatë kësaj periudhe të shkurtër janë ndërmarrë iniciativa dhe janë ofruar zgjidhje për çështje që sipas tij, “BDI nuk ka ditur ose nuk ka arritur t’i realizojë gjatë qeverisjes së saj”.

Duke folur për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në institucione, Kasami theksoi se BDI për dy dekada e kishte mbështetur këtë mekanizëm përmes balancuesit, por pa arritur ta rregullojë atë me ligj.

“Ne e dimë se pjesë e Marrëveshjes së Ohrit ka qenë përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucione. BDI për 20 vite arriti ta realizojë këtë përfaqësim përmes balancuesit, por nuk ishte zgjidhje me ligj. Si rezultat i kësaj, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë mekanizëm dhe ne veçmë kemi në procedurë parlamentare zgjidhjen ligjore”, deklaroi Kasami.

Lexo edheKasami: Me Albin Kurtin kemi komunikim shumë të afërt, po realizojmë projekte konkrete mes Shkupit dhe Prishtinës

Ai shtoi se VLEN vlerëson se zgjidhja ligjore është mënyra më e mirë për të garantuar përfaqësimin adekuat, duke u bërë thirrje deputetëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të komuniteteve të tjera që ta mbështesin atë.

“Sa do që të pretendojë BDI se nuk është zgjidhja më e mirë, ne vlerësojmë se është zgjidhja më e mirë, pra ofrojmë zgjidhje ligjore. Ju bëj ftesë të gjithë deputetëve shqiptarë dhe komuniteteve të tjera, sepse është zgjidhje për të gjitha komunitetet, që të tejkalojnë dallimet politike dhe të përkrahin këtë ligj në Kuvend”, tha Kasami.

Më shumë për këtë

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonalMaqedoni · 1 ditë më parëBilall Kasami nderon veteranët e arsimit me rastin e 22 NëntoritMaqedoni · 2 ditë më parëBilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në ZagrebMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme