Ish-komandanti boshnjak Naser Oriq është arrestuar të martën në kuadër të një aksioni policor që po zhvillohet kundër personave të dyshuar për ndihmë në fshehjen e të arratisurit Gjorgje Zhdrale.
Aksioni është realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Serbe dhe Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), me asistimin e agjencive të tjera policore.
Ishte komandant i forcave të Ushtrisë së Bosnjë-Hercegovinës në zonën e Srebrenicës.
Në vitin 2006, Tribunali i Hagës e dënoi Naser Oriqin me dy vjet burg për mosparandalimin e vrasjes dhe keqtrajtimit të të burgosurve serbë. Mirëpo, Gjykata e Apelit e Tribunalit të Hagës më 3 korrik 2008, e rrëzoi dënimin dhe e shpalli të pafajshëm për të gjitha akuzat.
Më shumë për këtë
Aksion policor në Çegran: Sekuestrohet drogë, tre të arrestuar – tentuan të shtypin policët me BMWMaqedoni · 2 javë më parë
Skandal me shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet: Katër të arrestuar, në aksion edhe policia e Maqedonisë!Rajon · 5 ditë më parë
Shkatërrohet rrjeti iranian terrorist në vend! Arrestohen 5 persona, njëri ndiqet në arratiMaqedoni · 7 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












