Duke komentuar kritikat e emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin për qasjen e qeverisë së re në RMV ndaj Korridorit 8, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti siguroi që ky projekt do të mbetet prioritet në Qeverinë e RMV-së, shkruan TV21.
“Mendoj që është nxjerrë prek kontekstit, e para dmth në buxhetin e Maqedonisë pjesa më e madhe e mjeteve janë të parapara pikërisht për Korridorin 8, kemi investim mbi 1 miliard euro që kryesisht dmth është i orientuar për Korridorin 8. Korridori 8 e ka rëndësinë e veçantë për Maqedoninë dhe për regjionin, dmth që e lidh Shqipërinë me Bullgarinë, apo Detin e Zi me Detin Adriatik, është aks shumë i rëndësishëm për regjionin dhe do të mbetet në prioritetet e qeverisë”, tha mes tjerash Mexhiti.
Ndërkaq, Mexhiti thekson se janë konstatuar disa parregullsi në projekt, por që kjo nuk do të thotë se i njëjti do të ndërpritet.