Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka takuar sot pronarin e kompanisë Ecolog, Lazim Destani, për të diskutuar lidhur me projektin e stadiumit të ri të Tetovës.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me pronarin e kompanisë Ecolog, Lazim Destani, për të diskutuar lidhur me projektin e stadiumit të ri të Tetovës.
Përkushtimi ynë ndaj përgjegjësisë që kemi marrë po i vjen fundi. Çdo gjë tash më është gati dhe bashkë ja arritëm që të jetësojmë një projekt madhor i cili do të jetë simbol i ri për qytetin tonë.
Ndërtimi i tij përfaqëson një investim në të ardhmen e rinisë sonë dhe një përkushtim për standarde më të larta në mirëqenien dhe progresin e qytetit.
Lexo edheBilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonalTetova meriton një stadium që pasqyron vitalitetin, pasionin për sportin dhe ambiciet për përparim!
STADIUMI po bëhet!”, ka shkruar Kasami.
Më shumë për këtë
A do të bëhet kryetar i ASH-së? Ja çfarë deklaron TaravariMaqedoni · 5 orë më parë
Kasami: Me Albin Kurtin kemi komunikim shumë të afërt, po realizojmë projekte konkrete mes Shkupit dhe PrishtinësMaqedoni · 6 orë më parë
Kasami dhe Mexhiti takohen me kryeministrin Edi Rama, diskutojnë për zhvillimet politike dhe marrëdhëniet mes dy vendeveMaqedoni · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.










