Policia në Tetovë ka ngritur padi penale kundër 53-vjeçarit E.N. nga Xhepçishti për mashtrim.
„Më 01.03.2024, B.M. raportoi se pas një marrëveshjeje paraprake me të dyshuarin, kishte dhënë kamionin e tij si kompensim tek një mik i të dyshuarit nga Dibra, i cili kishte një kompani mobiljesh, dhe në këmbim duhej të merrte mobilje me vlerë prej 15,000 eurosh, sa ishte vlera e kamionit. Deri në ditën e raportimit, i dëmtuari nuk kishte marrë mobiljet dhe nuk kishte mundur të kontaktonte me të dyshuarin,“ thonë nga MPB-ja.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi i dëmtuari nuk ka mundur të kontaktojë me të dyshuarin, dhe për këtë arsye, rasti është raportuar në polici.