MPB njofton se me datë 03.05.2025, në ora 17:00 në Stacionin Policor në Saraj, S.E. (45) nga Tetova ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 12:45, ndërsa ishte duke ngarë biçikletë së bashku me dy miq në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup, pranë fshatit Llaskarcë, është sulmuar fizikisht pa asnjë shkak nga një person mashkull i cili drejtonte një veturë “Peugeot” me targa të Shkupit. Fillimisht, i dyshuari e ka goditur denoncuesin me grusht në kokë, e më pas e ka sulmuar edhe me një mjet të mprehtë.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.





