Lajme

Nesër vendoset gurthemeli i Korridori 8

Autori

Autori

Portali Tetova

April 3, 2023, 11:04

Nesër vendoset gurthemeli i “Korridori 8”, projekt ky i cili është cilësuar ndër më të mirat dhe i cili do të ndikojë direkt në biznese.

Me këtë rast sektori i punëve të brendshme-Tetovë njofton qytetarët se nesër 04.04.2023 (e martë) nga ora 11:45 deri në ora 13:15, në trasenë rrugore nga Strazhë deri në Grupçin të Tetovës do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit, për shkak të mbajtjes së ceremonisë së organizuar me rastin e fillimit të punimeve ndërtimore në autostradën Tetovë-Gostivar.

Gjatë kësaj periudhe qarkullimi i automjeteve të mallrave do të ndërpritet plotësisht, ndërsa automjetet e mallrave që veç më do të gjenden në autostradë do të devijohen në kryqëzimin e parë të autostradës dhe do të mund të vazhdojnë duke shfrytëzuar drejtimet rrugore rajonale të zonës që të përdoren për këtë qëllim.

Sa i përket qarkullimit të pasagjerëve nga Shkupi në Tetovë, ata do të shkojënë deri tek kryqëzimi Jug dhe më pas do të devijohet nëpër rrugët rajonale, ndërsa nga Gostivari në Tetovë trafiku do të devijohet në kryqëzimin Kamnjan dhe do të qarkulloj përgjatë rrugëve rajonale siç janë rruga regjionale Tetovë-Çegran dhe anasjelltas dhe rruga rajonale Tetovë-Pirok-Gostivar dhe anasjelltas.

 

Sektori i punëve të bredshme-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, si dhe sinjalistikën në komunikacion që do të vendoset shtesë në këtë rrugë.
“Korridori 8” do të lehtësojë mënyrën e transportimit të mallrave e poashtu do të shkurtohet edhe diferenca kohore.

Ky projekt është më i shtrenjti që nga pavarësimi i vendit dhe kap shifrën e 1,3 miliard eurove.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA