Rradhë të gjata kilometrike me vetura dhe kaos në komunikacion. Kjo është gjendja që shihet çdo ditë në rrugën Tetovë-Bërvenicë dhe anasjelltas. Gjendja më e rëndë paraqitet para Universitetit të Tetovës dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë.
Ky kaos më së shumti haset nga ora 10 e mëngjesit e deri në orët e pasditës. Sipas denoncimeve të qytetarëve që e frekunetojnë këtë rrugë, problemi shkaktohet se aty kryqëzohen disa rrugë të cilët janë të stërngarkuara me automjete.
Problem në vete është se rruga që lidhet me bulevardin “Ilinden”, është e rregulluar me rregjim të semaforëve, ndërsa për automjetetet që lidhen me bulevardin ka shumë pak sekonda në dispozion, respektivisht ngjyra e gjelbër në semafor është vetëm disa sekonda, ndërsa e kuqja zgjat shumë.Kjo e bën rradhën të gjatë deri tek kthesa poshtë Universitetit të Tetovës.
Nga Policia e Tetovës kanë bërë të ditur se kanë pranuar ankesa nga qytetarët për këtë problem në këtë rrugë ndërsa komptenecat për rregullimin e regjimit të komunikacionit I ka komuna e Tetovës. Nga komuna e Tetovës kanë premtuar përgjigje lidhur me këtë problem.
Përderisa instirucionet heshtin për këtë gjendje kaotike në rrugën Tetovë-Bërvenicë, qytetarët vazhdojnë të përballen me kaos të përditshëm.



Komentet
Bëhu i pari që komenton.













