Maqedoni

Armata e Maqedonisë u bë me 24 nëntogerë të rinj, 12 femra dhe 12 meshkuj

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

August 13, 2024, 02:08

Në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” u mbajt ceremoni ku u promovua klasa e 24-të e nëntogerëve, studentët e kursit për oficerë në shërbim në gradën fillestare për oficer dhe studentët e kursit bazë për nënoficerë në gradë të rreshterit, përcjell TV21.

Në ceremoninë e sotme foli ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, i cili para të rinjve në Armatë, oficerëve dhe nënoficerëve tha se lidershipi nuk është vetëm autoritet, por edhe frymëzim, duke dhënë shembull dhe duke ushqyer një mjedis pune në të cilin të gjithë mund të përparojnë.

Përndryshe, si nëntogerë janë promovuar 38 kadetë, 24 prej tyre për nevoja të Ushtrisë së Maqedonisë, 12 femra dhe 12 meshkuj, 8 nga Mali i Zi dhe 6 nga Bosnja e Hercegovina.

Në gradën e parë oficer-toger u promovuan 60 kursistë, të cilët në periudhën shtator 2023-shkurt 2024 dhe shkurt-korrik 2024, kaluan një kurs trajnimi dhe përmirësimi profesional gjashtëmujor për oficerë për shërbime për nevojat e Ministrisë dhe Armatës; si dhe 60 nënoficerë në gradën rreshter.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, ministri i sportit Borko Ristovski, përfaqësues të trupit diplomatik ushtarak nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi dhe mysafirë të tjerë të lartë nga Ministria dhe Armata./tv21.tv

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste