Maqedoni

BDI: Politikat e gabuara po na i rrëmbejnë të ardhmen europiane

Autori

Autori

Portali Tetova

September 27, 2024, 11:09

BDI përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj situatë aktuale politike në vend, duke e cilësuar si ecuri të gabuar për faktin se tashmë edhe BE ndau rrugët me Maqedoninë e Veriut.

Nga BDI thonë se vazhdimisht kanë paralajmëruar se kjo qeverisje do të ishte dështim që do të sillte pasoja të rënda për qytetarët.

Reagimi i plotë:

Sot, vendi ynë është përballë një momenti të dhimbshëm, që për çdo qytetar që ka ëndërruar për të ardhmen evropiane, zgjon ndjenja të thella zhgënjimi dhe hidhërimi. Për shkak të dështimit të kësaj qeverie për të përmbushur reformat kushtetuese, Maqedonia e Veriut është sot e ndarë nga Shqipëria në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ky vendim është një pasojë e drejtpërdrejtë e një dështimi politik, por mbi të gjitha është një padrejtësi e rëndë për çdo qytetar të Maqedonisë së Veriut që e ka parë Evropën jo vetëm si një qëllim politik, por si një aspiratë e thellë shoqërore dhe kulturore. Nuk jemi më në një rrugëtim të përbashkët me Shqipërinë, dhe kjo është një goditje ndaj unitetit dhe qëndrueshmërisë rajonale për të cilën jemi përpjekur kaq gjatë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, në vazhdimësi, ka paralajmëruar se ky dështim do të kishte pasoja të rënda. Çdo ditë që reformat kushtetuese shtyhen është një ditë e humbur për të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë. Çdo dështim në miratimin e këtyre reformave është një hap më larg nga familja evropiane dhe një hap më pranë izolimit, ndarjes dhe ngecjes në vend.

Sot, fjalët tona nuk janë thjesht kritikë. Ato janë një apel i hapur për secilin qytetar të këtij vendi që e dashuron Evropën dhe beson në vlerat e saj: ky është momenti që të bashkuar tërgojmë porosi të fuqiahme për veprim pa humbur më kohë. Çdo vonesë, çdo dështim, vetëm sa e thellon hendekun midis nesh dhe Bashkimit Evropian.

Maqedonia e Veriut është Evropë, dhe këtë e meritojnë qytetarët e saj. Nuk duhet të lejojmë që politika e ditës të na rrëmbejë të ardhmen. Kjo nuk është çështje partiake, por një çështje kombëtare që prek çdo familje dhe çdo individ që beson në një të ardhme më të mirë, të qëndrueshme dhe evropiane.

Në këtë udhëkryq, ne jemi të vendosur të veprojmë për atë që është e drejtë dhe për të drejtën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Historia do të na gjykojë për këtë moment, dhe ne nuk do të lejojmë që Maqedonia e Veriut të mbetet jashtë Evropës për shkak të dështimeve politike të momentit.

Evropa është destinacioni ynë. Kjo është detyra jonë e përbashkët. Nuk ka më kohë për të humbur!

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij

Më shumë nga kategoria

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_1868
Prezantohet parfumi “Leo Messi”, mësohen çmimet
IMG_1867
Gjykata Kushtetuese sot pritet të marrë vendimin përfundimtar për Balancuesin
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1840
Rasti makabër në Sllatinë/Babai merret në pyetje si i dyshuar
IMG_1834
MPB jep detaje për rastin në Sllatinë të Tetovës!
IMG_1826
A e dini cila është Macedonia amerikane dhe ku gjendet ajo?

DIASPORA