Ish deputeti i Kuvendit të RMV-së, dhe më i zërshmi i asaj kohe Bekim Fazliu nëpërmjet një statusi shkruan se nuk është asgjë e keqe nëse para Maqedonisë dhe Serbisë futet Shqipëria pasi për të ardhmen tonë si komb kjo është interes i madh strategjik, shkruan Tetova1.
🔹️Interesi më i madh strategjik për të ardhmen tonë si komb, është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, para Serbisë dhe RMV-së (gjithnjë nëse qeveritë e Shqipërisë, aktuale e të ardhëshme, mbrojnë interesat kombëtare).
🔹️ Shqipëria në BE para Maqedonisë së Veriut, nënkupton që shqiptarët dhe maqedonasit, ose do të jetojnë të barabartë, ose ky shtet, kështu siç është nuk do të funksionojë, për të mos thënë nuk do të ekzistojë. Shqipëria në BE përpara Serbisë, do të ishte garancia më e fuqishme për Kosovën dhe mbrojtjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
🔹️ Çdo gjë tjetër e thënë deri më sot , ka qenë strategji për interesa ditore të elitave të korruptuara politike, të cilat, integrimin e përbashkët në BE të Shqipërisë, Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut na e kanë shitur si strategji kombëtare, duke na trumpetuar gabimisht se hyrja në BE do të na e zgjidhë edhe statusin tonë kombëtar brenda RMV-së.
🔹️Vetëm një Shqipëri kombëtare në BE, përpara Serbisë e Maqedonisë , është garanci e fuqishme për ardhmërinë tonë. Çdo gjë tjetër është “përallë mbasdarke”.
❗️P.s A te ne ,
Ç’digjeni nga malli për ‘burra’?
Kushedi kur kthehen nga kjo anë.
Ç’i kërkoni? Pritja është e kotë,
S’ka më ‘burra’, krejt janë ‘dylberanë’.
E përshtatur për aktualitetin,
Nga poezia e Dritëro Agollit
“Malli për heronjtë” – shkruan Fazliu. /tetova/