Bota

Erdogan: Pritshmëria jonë e sinqertë është ndërtimi i një Sirie të pastruar nga terrori

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 19, 2024, 02:12

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi tij pret ndërtimin e një Sirie të pastruar nga terrori, ku të gjitha grupet fetare, sektare dhe etnike jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan mbajti një fjalim në seancën e hapjes në takimin e 11-të të samitit të organizatës D-8 në kryeqytetin egjiptian Kajro.

Ai tha se institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe stabilitetin global fatkeqësisht nuk përmbushin përgjegjësitë e tyre kundër përleshjeve, krizave dhe luftërave në rritje.

Duke folur për mundësitë që organizata D-8 u siguron bizneseve, ai tha se duhet të përdoren në “mënyrë më efektive mundësitë aktuale të organizatës D-8 në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme”.

“Me miratimin e marrëveshjes tregtare preferenciale nga Egjipti, zbatimi i marrëveshjes tani do të jetë e mundur në një shkallë shumë më të gjerë”, shtoi ai.

Erdoğan foli edhe për festivalin turk të aviacionit TEKNOFEST.

“Duke përfshirë edhe vendet më pak të zhvilluara në festivalin më të madh në botë të aviacionit TEKNOFEST, ne synojmë të kontribuojmë në drejtësinë dhe zhvillimin global”, tha presidenti turk.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti Erdoğan njoftoi edhe anëtarësimin e Azerbajxhanit në organizatën D-8.

“Sot jemi më të fuqishëm se dje me anëtarësimin e Azerbajxhanit në organizatën tonë, vend i cili vitet e fundit ka bërë përparim të rëndësishëm”, theksoi ai.

Presidenti turk vlerësoi edhe gjendjen aktuale në Siri.

“Populli sirian ka nevojë për unitet dhe të ngrejë në këmbë vendin e tyre të shkatërruar nga lufta. Përpiqemi që të kontribuojmë si fqinj dhe vëllezër të tyre”, tha Erdoğan.

“Pritshmëria jonë e sinqertë është ndërtimi i një Sirie të pastruar nga terrori, ku të gjitha grupet fetare, sektare dhe etnike jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe”, shtoi ai.

Sot në Kajro mbahet samiti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (D-8).

Samiti, i cili ndër të tjera pritet të diskutojë mënyrat për të rritur bashkëpunimin ekonomik midis vendeve anëtare, do të ketë edhe një seancë të posaçme për Palestinën dhe Libanin.

Organizata D-8 u themelua në vitin 1997 në Türkiye, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe social midis vendeve anëtare.

Organizata përfshin Türkiyen, Egjiptin, Nigerinë, Pakistanin, Iranin, Indonezinë, Malajzinë dhe Bangladeshi.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive

Më shumë nga kategoria

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1439
Lëvizja BESA konsolidoi degën në Dibër
IMG_1433
Regjistrohen dy raste me kollën e keqe në shtatë ditët e fundit në Maqedoni
IMG_1430
Vidhen byrekë dhe para nga një byrektore – policia është në kërkim të hajdutit
IMG_1424
Komuna e Tetovës prezenton një copëz arti nga Tetova në Tiranë para presidentit Bajram Begaj
IMG_3029
Në Bellovisht të Gostivarit 43-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
IMG_1412
OBSH: Synohet hyrja e 500-600 kamionëve me ndihma çdo ditë në Gaza kur armëpushimi të hyjë në fuqi