Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kamala Harris me letër për shqiptaro-amerikanët: Do të vazhdojmë mbështetjen ndaj Kosovës

Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris iu ka drejtuar me një letër të hapur shqiptaro-amerikanëve që jetojnë në SHBA.

Në letrën e saj, numri dy i Shtëpisë së Bardhë thotë se shqiptarët kanë dhënë kontribut të thellë në strukturën e kombit, duke pasuruar komunitetet me frymën e tyre sipërmarrëse, vlerat e forta familjare dhe një përkushtim të thellë ndaj arsimit dhe angazhimit qytetar.

Në letrën e Harris përmendet gjithashtu mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe garantohet se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tutje.

“Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr gjithashtu aleatët e tyre dhe partnerët evropianë që të mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin historik të Republikës së Kosovës, dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike, demokratike, të integruar plotësisht në komunitetin ndërkombëtar”, thuhet në letër.

Lexo edheDeputetja Musa: Investimet dhe projektet konkrete po ndryshojnë Bogovinën, mbështetja institucionale do të vazhdojë

Letra është bërë publike nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Harris thekson partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si një aleate e palëkundur e NATO-s dhe promovuese e stabilitetit në rajon, si dhe vlerëson udhëheqjen e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Harris në letër përmend edhe lidhjet historike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, dhe mbështetjen që shteti që Harris synon të drejtojë i kishte dhënë Shqipërisë në momentet deçizive të saj sa i përket shtetësisë.

“Për më shumë se një shekull që shtrihet në Konferencën e Paqes të Parisit pas Luftës së Parë Botërore, amerikanët dhe shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Edhe sot e kësaj dite shqiptarët e Amerikës kujtojnë se ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u ngritën në këmbë në atë moment vendimtar për pavarësinë e Shqipërisë. Dua të afirmoj partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s dhe unë i jam mirënjohës Shqipërisë për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pasi Rusia nisi pushtimin brutal të Ukrainës”, thuhet në letër.

Më shumë për këtë

Trump ka një rival të ri në horizont: 39-vjeçari që po çmend demokratët dhe po trazon politikën amerikaneLajme · 5 ditë më parëBill Clinton i parashikoi të ardhmen 19 vite më parë, shoku i tij demokrat e tradhtoi në prag të zgjedhjeve: Historia e Abdul El-Sayed, muslimanit të parë në Senatin amerikanLajme · 5 ditë më parëObama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshimLajme · 5 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme