Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe i LD, Izet Mexhiti dje kanë marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
“Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti, bashkë me Izetin dhe Bekimin morëm pjesë në shënimin e 25 vjetorit të Çlirimit të Republikës së Kosovës.
Falënderoj nga zemra kreun shtetëror të Republikës së Kosovës për ftesën. Njëkohësisht të gjithë popullit shqiptarë dhe në veçanti atij të Kosovës ua uroj 12 Qershorin, ditën kur Kosova u Çlirua, terrori dhe masakrat serbe ndaluan, ndërsa kasapët e Serbisë u gjunjëzuan.
Me këtë rast, falënderoj edhe të gjithë faktorin ndërkombëtar, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe gjeneralët e NATO-s të cilët qëndruan në anën e shqiptarëve në momentet më të vështira dhe të nevojshme.
Urime Kosovë, Urime shqiptarë!”, ka shkruar Kasami.
Kurse kreu i LD, Izet Mexhiti ka shkruar:
“Sot ndjeva kënaqësi dhe nder të veçantë teksa së bashku me Bilallin dhe Bekimin morëm pjesë në pritjen shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës!
Kosova e përjetshme!