Fanella ikonike me numrin 10 e Kombëtares së Argjentinës do të mbetet pa pronar në dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, pas një vendimi të përzgjedhësit Lionel Scaloni.
Sipas mediumit argjentinas “TyC Sports”, Scaloni ka vendosur që asnjë futbollist të mos e bartë këtë numër, i cili për vite me radhë ishte simbol i Lionel Messit.
Ky vendim vjen pas tërheqjes së Messit nga futbolli ndërkombëtar në shtator, ndërsa ende nuk është përcaktuar se kush do ta trashëgojë fanellën me numrin 10 në të ardhmen.
Për Argjentinën, ky numër ka një domethënie të veçantë, pasi përveç Messit, atë e kanë bartur edhe legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona.
Kështu, për dy ndeshjet e nëntorit, numri 10 do të mbetet i papërdorur, si një simbol i rëndësisë që ka pasur kjo fanellë në historinë e futbollit argjentinas.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












