Maqedoni

Mexhiti: 20 milion euro për garazhin nëntokësor te sheshi Skenderbeu në Shkup

November 26, 2024, 02:11

Të nderuar qytetarë, më lejoni si Zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kënaqësi të madhe t’ju informoj për vendimin e rëndësishëm që morëm në seancën e sotme të Qeverisë.

Qeveria ka vendosur të ndajë 20 milionë euro për financimin e projektit për ndërtimin e një garazhi nëntokësor shumëkatësh pranë Sheshit Skënderbeu në Shkup.

Ky projekt shumëvjeçar parashikon ndërtimin e 371 vendeve të reja për parkim, të shpërndara në dy nivele nëntokësore me një sipërfaqe totale prej më shumë se 13,000 metra katrorë. Gjithashtu, do të sigurohet një numër i përshtatshëm vendesh parkimi për personat me nevoja të veçanta.

Me këtë investim, ne tregojmë përkushtimin tonë për të zgjidhur sfidat infrastrukturore me të cilat përballet kryeqyteti ynë, Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe Komuna e Çairit.

Ndërtimi i garazhit nëntokësor ka rëndësi të madhe për Çarshinë e Vjetër dhe për Komunën e Çairit. Problemi shumëvjeçar i mungesës së vendeve të parkimit në këtë pjesë të qytetit do të zgjidhet përfundimisht, duke ndihmuar në lehtësimin e trafikut dhe duke mundësuar një qasje më të lehtë për banorët dhe vizitorët.

Ky investim do të sjellë përfitime për banorët lokalë.
Duke përmirësuar infrastrukturën, presim një rritje të ndjeshme të potencialit turistik të Çarshisë së Vjetër. Turistët do të kenë një qasje më të mirë në këtë pjesë kulturore-historike të qytetit, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe do të krijojë mundësi të reja për bizneset në rajon.

Jam veçanërisht i kënaqur që Qeveria arriti të sigurojë fondet për këtë projekt të rëndësishëm.
Kjo është një dëshmi se me përpjekje të përbashkëta dhe një vizion të qartë, mund të arrijmë përmirësime të rëndësishme në jetën e qytetarëve tanë.
Detyra jonë është të vazhdojmë me iniciativa të tilla që do të sjellin përfitime afatgjata për të gjithë shoqërinë.

Në periudhën e ardhshme, do të punojmë që projekti të realizohet në një kohë sa më të shkurtër dhe me cilësinë më të lartë.
Do të sigurojmë transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha fazat e realizimit, me qëllim që të përmbushim besimin dhe pritshmëritë e qytetarëve.

Kjo Qeveri është e përkushtuar për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Si asnjë Qeveri më parë, po sigurojmë fonde për të gjitha komunat dhe për zgjidhjen e të gjitha problemeve të qytetarëve tanë” – ka shkruar Mexhiti.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj