Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mickoski: S’kam informacione se Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe VLEN-in! Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mickoski: S’kam informacione se Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe VLEN-in! Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk ka informacione që Arben Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe koalicionin VLEN, shkruan TV21. Mickoski thotë se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm.

“Unë nuk kam informacione të tilla, se do ta braktis koalicionin qeverisës z.Taravari dhe koalicionin VLEN, përkundrazi mendoj se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale dhe si do të pozicionohet koalicioni VLEN, atëherë atë pyetje më mirë është ta adresoni te ata, ata të përgjigjen”, tha Mickoski.

I pyetur për kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha:

“Kush kërkon zgjedhje të parakohshme? Opozita. Nuk jam i sigurt që e gjithë opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse pajtohen, ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje, por nuk jam i sigurt se opozita e plotë kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski.

Më shumë për këtë

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pas fitores në BërvenicëMaqedoni · 6 ditë më parëMiteva: Rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndikojë në funksionimin e koalicionit qeveritar VMRO-VLENMaqedoni · 6 ditë më parëAsgjë nga zgjedhjet e parakohshme: Kontrata e KSHZ-së për sistemin elektronik ka skaduar, zgjedhje në 2028Maqedoni · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme