Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mucunski: Po punojmë për dialog me Bullgarinë

Mucunski: Po punojmë për dialog me Bullgarinë

Dialogu që aktualisht po zhvillohet në lidhje me çështjet e hapura midis Shkupit dhe Sofjes ka mbështetje nga institucionet europiane dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa pozicionet maqedonase janë të qarta dhe parimore, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Duke u përgjigjur një pyetjeje gazetareske në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin zviceran të Punëve të Jashtme dhe kryesuesin e OSBE-së, Ignazio Cassis, në lidhje me deklaratën e komisariatës europiane për zgjerim, Marta Kos, se po punohet për dialogun midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, Mutsunski tha se procesi po zhvillohet edhe në nivel europian me mbështetje edhe nga vendet anëtare.

 

– Në lidhje me çështjen me Bullgarinë, mendoj se e kemi thënë mjaft qartë se aktualisht po punojmë për dialog, për të cilin, siç dëgjuat nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian, kemi mbështetje edhe nga institucionet europiane edhe nga vendet anëtare – deklaroi Mucunski.

 

Ai përsëriti se pozicionet e anës maqedonase janë të qarta dhe parimore dhe se të gjitha bisedimet që po zhvillohen aktualisht, si dhe ato në dy vitet e fundit, bazohen në qëndrime që u janë paraqitur qartë partnerëve europianë.

 

– Do të përsëris se pozicionet tona janë të qarta, parimore dhe të gjitha bisedimet që po zhvillojmë aktualisht, si dhe ato që kemi zhvilluar në një deri dy vitet e fundit, bazohen në pozicione që ua kemi paraqitur mjaft qartë partnerëve tanë europianë – tha Mucunski.

 

Komisaria europiane për zgjerim, Marta Kos, në konferencën për shtyp në Bruksel më 4 nëntor, pas prezantimit të Paketës për Zgjerim, duke u përgjigjur një pyetjeje gazetareske për angazhimin e Komisionit Europian në tejkalimin e çështjeve të hapura midis Shkupit dhe Sofjes, u përgjigj se KE bën shumë për marrëdhëniet midis dy vendeve, por nuk thotë gjithçka.

 

– Ne bëjmë mjaft shumë për marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por nuk i themi të gjitha – deklaroi atëherë Kos.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme