Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ngacmoi sek’sualisht dy gra, arrestohet mërgimtari 64 vjeçar në Gjermani

Ngacmoi sek’sualisht dy gra, arrestohet mërgimtari 64 vjeçar në Gjermani

Një 64-vjeçar nga Kosova është arrestuar në qytetin Winnenden të Gjermanisë, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dy gra në një dyqan veshjesh.

 

Sipas “PressPortal”, portalit për komunikata zyrtare të agjencisë së lajmeve dpa, ngjarja e parë ka ndodhur të enjten në mbrëmje, në një interval kohor nga ora 18:15 deri në 18:35, në një dyqan në rrugën Wallstrase, ku një grua është prekur në mënyrë të papërshtatshme nga një burrë, identiteti i të cilit fillimisht ishte i panjohur, raporton Klankosova.tv.

 

Lexo edheArrestohet një 48-vjeçar në Gostivar, policia i gjen kokainë, marihuanë dhe peshore digjitale

Pak më vonë, i dyshuari është larguar nga dyqani. Gruaja raportohet se e ka ndjekur dhe ka vërejtur se ai po prekte në të pasmet edhe një grua tjetër, identiteti i së cilës ende nuk dihet.

 

Viktima e ka njoftuar policinë, e cila më pas e ka arrestuar 64-vjeçarin në rrugën Paulinenstrase.

 

Policia e Winnendenit ka nisur hetimet dhe po kërkon gruan e dytë, si dhe persona të tjerë që mund të jenë ngacmuar ose prekur në mënyrë të papërshtatshme nga i dyshuari.

 

Gjithashtu, policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve që kanë parë ndonjërin prej këtyre incidenteve të paraqiten për të dhënë informacione.

Më shumë për këtë

Dyshohet se planifikonin sulm terrorist në Gjermani, në mesin e të dyshuarve edhe një kosovar 19-vjeçarLajme · 6 ditë më parëArrestohet 31-vjeçari shqiptar në Gjermani, dyshohet se plagosi rëndë një kosovar në MynihLajme · 6 ditë më parëBabai e rreh djalin e tij 30-vjeçar në një fshat të Tetovës, arrestohet nga policiaMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme