Nxënësi nga Tetova Geart Sherifi nga Shkolla Fillore Komunale “Naim Frashëri” është rradhitur i treti në botë në mesin e 22 000 nxënësve në garat kualifikuese “4th International STEM Olympiad”, informon portali “tetova1”.
“Në mesin e 22,000 nxënësve nga e gjithë Bota që morën pjesë në garat kualifikuese “4th International STEM Olympiad” e organizuar nga StemLab në Tetovë, Geart Sherifi nga Shkolla Fillore Komunale “Naim Frashëri” është rradhitur i treti në botë për klasat e 8-ta. Ky është një moment i bukur dhe tepër krenar për të gjithë ne.
Përgëzojmë stafin e shkollës të cilët bëjnë të pamundurën që të nxjerrin kuadro të mira dhe nxënës të cilët do na përfaqësojnë denjësisht. Ky sukses na gëzon të gjithëve!”, kanë shkruar nga faqja e Komunës së Tetovës. /tetova1/