Maqedoni

Prej sot posedim i obliguar i pajisjes dimërore

Autori

Autori

Portali Tetova

November 15, 2024, 10:11

Ministria për Punë të Brendshme i informon qytetarët se prej sot, 15 nëntor e deri më datën 15 mars në pajtim me dispozitat nga “Ligji për siguri në komunikacionin rrugor”, automjete të cilat qarkullojnë në komunikacion publik në rrugë janë të detyruar të posedojnë pajisje të parapara dimërore.

Sipas dispozitave të Rregullores për pajisjet e detyrueshme të automjeteve, për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor. (Gazeta Zyrtare nr. 31 nga viti 2010), si pajisje dimërore të mjeteve motorike nënkuptohen:

Për automjete motorike të cilat nuk tejkalojnë 3.500 kg, goma dimëri në të gjitha katër rrotat, me thellësi minimale të prerjeve të gomave të shtresës shkelëse në masë dhe gjerësi prej katër milimetrave, goma me profil veror në të gjitha katër rrotat me thellësi të shtresës shkelëse me madhësi dhe gjerësi, me minimum më së paku të 4 mm, nëse automjeti nuk ka zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat lëvizëse ose mjete të tjera të përshtatshme.

Për automjete me rrota lëvizëse në të gjitha katër rrotat (4×4): goma dimërore në të gjitha katër rrotat, me thellësi minimale të prerjeve të gomave të shtresës shkelëse me madhësi dhe gjerësi prej 6 mm dhe goma me profil veror në të gjitha katër rrotat me thellësi të shtresës shkelëse me madhësi dhe gjerësi, me minimum më së paku të 4 mm, nëse automjeti në komplet nuk ka zinxhirë për borë dhe në rast kur kanë lëvizje të përhershme në të katër rrotat, zinxhirë për dëborë duhet të posedojnë së paku në boshtin e pasëm.

Për automjete mbi 3.500 kg, goma dimërore në të gjitha katër rrotat, me thellësi minimale të prerjeve të gomës dhe të shtresës shkelëse në masë dhe gjerësi prej 6 milimetrave dhe goma me profil veror në të gjitha katër rrotat me thellësi të shtresës shkelëse me madhësi dhe gjerësi, me minimum më së paku të 4 mm, nëse automjeti në komplet ka zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat lëvizëse ose mjete të tjera të përshtatshme;

“Autobusë dhe mjete transportuese të cilat për arsye teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse duhet të posedojnë pneumatik në rrotat lëvizëse dhe mjet dore-lopatë”, sqarojnë nga MPB.

Goma dimërore janë ato goma të cilat në anën e tyre kanë një shenjë „MS”, “M+S”, “M & S” dhe një shenjë fjollë dëbore në një mal të stilizuar me tri maja.

Në pajtim me dispozitat e Rregullores për pajisje të detyrueshme për automjetet, në komunikacionin rrugor për automjete është e ndaluar vendosja e gomave me gozhda.

MPB-ja apelojnë te shoferët t’u përmbahen detyrimeve ligjore për posedimin e pajisjeve dimërore, për arsye se në këtë mënyrë mundësojmë zhvillimin e trafikut pa pengesa dhe të sigurt nëpër rrugë në kushte dimri.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë

Më shumë nga kategoria

IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
"A Single Numaralı Kumarhane Masalbe
Güvenilir Ve Kaliteli Casino Gamble Siteleri: Türkiye'nin Sobre İyiler
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
Бонусы В Покердом + Промокоды На Ноябрь 2024 Бездепозитные Рабочие Бонус Коды, Актуальные Акции На Сегодня
Grubi-Mehmetaj
Mehmetaj: Ali Ahmeti duhet ta largojë Grubin menjëherë nga partia
IMG_6745
Gjuha shqipe në Kushtetuese, reagon artisti Ilir Shaqiri: Veç një germë hasmi me m’prek, n’këmbë i çoj shqiptarët krejt!