Lajme

Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri

April 14, 2025, 09:04

Në adres të portalit “tetova1” ka ardhur një reagim nga K.F Sharri nga fshati Gllogjë që garon në ligën e 4-tët (Ligën Komunale Tetovë)
Në reagim thuhet:

Çellopek, 14 Prill 2025 – Kaotike dhe e mbushur me tension përfundoi ndeshja mes Besa Çellopek dhe KF Sharri 1979, e vlefshme për kampionatin rajonal, ku skuadra mysafire u tërhoq nga fusha në minutën e 80-të si shenjë proteste ndaj asaj që e quan “referim skandaloz”.

KF Sharri, që ishte në avantazh 1-2 në atë moment, ka reaguar ashpër pas ndeshjes duke denoncuar publikisht vendimet e arbitrave dhe mënyrën e menaxhimit të ndeshjes nga delegati. Në deklaratën e tyre zyrtare, klubi përmend emrat e arbitrave Muzafer Ismaili (kryesor), Plarent Salihi dhe Habil Livoreka (anësorë), si dhe delegatin Hamit Spahiu, duke i akuzuar për favorizim të hapur ndaj skuadrës vendase.

Sipas KF Sharrit, vendimi për një penallti të dyshimtë në minutën e 78-të, ndjekur nga një tjetër penallti vetëm dy minuta më pas në favor të Besa Çellopek, ishte pika që çoi në prishjen e ndeshjes. Gjithashtu, klubi shpreh indinjatë ndaj vendimeve të njëpasnjëshme për pozicion jashtë loje ndaj tyre, edhe kur ato ndodhnin në gjysmën e tyre të fushës.

“Jemi detyruar të largohemi nga fusha, pasi referimi ishte i papranueshëm dhe totalisht i njëanshëm,” thuhet në reagimin e KF Sharrit. Klubi paralajmëron se do të dorëzojë ankesë zyrtare në LFK Tetovë dhe kërkon që të merren masa ndaj arbitrave. Në të kundërt, ata kërcënojnë me bojkotim të kampionatit.

“Me djersën tonë, me mundin e bashkëfshatarëve dhe të hollat tona nuk mund të luaj askush. Kjo nuk është sport, kjo është turp!” – përfundon reagimi nga K.F Sharri- Gllogjë.

/tetova1/

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore
IMG_2630
Fundjava e zgjatur, qytetarët ia mësyjnë Kosovës! Numër i shtuar i veturave në pikën kufitare “Bllacë”
IMG_2626
Përpjekje për vendosje të linjës ajrore Prishtinë-Nju Jork
IMG_4745
Dhunë në një familje në Tetovë-46-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit