Trendy

Studentë turq e rrahin dhe e grabisin një taksist në qendër të Shkupit

Para 6 muaj

Më 04.05.2025, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan O.A.B. (19), K.I. (19) dhe E.H.B. (20), të tre nga Republika e Turqisë – studentë me qëndrim të rregulluar të përkohshëm në RMV, për shkak të kryerjes së veprës penale “Grabitje”.

Më 03.05.2025 në orën 23:40, në SPB Shkup është paraqitur I.R.K. (54) nga Shkupi, i cili raportoi se në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, gjatë kohës që po kryente detyrën si taksist në një automjet të shënuar si taksi, tre persona që po i transportonte e kanë sulmuar fizikisht, dhe njëri prej tyre i ka marrë telefonin celular, pas së cilës janë larguar me vrap.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup ndërmorën masa dhe aktivitete përkatëse dhe të tre personat u gjetën dhe u arrestuan, ndërsa telefoni u gjet dhe iu kthye pronarit. Kundër O.A.B., K.I. dhe E.H.B. është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për nenin 237 paragrafi 4 i Kodit Penal.

Trending