Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Transportuesit privat kërcënojnë me bllokadë të Shkupit

Shkupi do të bllokohet sërish në mënyrë totale nga dita e hënë. Kështu kërcënuan transportuesit privatë të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik të cilët prej disa muajsh kërkojnë rritje të pagesës për kilometër.

“Pasi u konsultuam me kolegët, vendosem që nëse deri ditën e hënë nuk ka zgjidhje, ne kërkojmë ndjesë por e kemi patjetër të fillojmë me bllokada dhe greva në rrugë. Ku do të bllokoni? Në parim i gjithë Shkupi do të bllokohet. Ne nuk transportojmë dhe i gjithë Shkupi është në kaos pasi shfrytëzohen veturat. Mjafton një rrugë të bllokojmë dhe i gjithë Shkupi do të bllokohet”, deklaroi Vllatko Todorovski – Transportues privat.

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska dhe kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski, përmes njoftimeve për media një ditë më parë shkëmbyen akuza të ndërsjella se kush është përgjegjës për lënien e kërkesës së transportuesve privatë, jashtë rendit të ditës. Nga ana tjetër, ministri i pushtetit vendor Zllatko Perinski tha se gjendja me transportin në Shkup nuk është krizë, por është katastrofë.

“Transporti publik brenda qytetit është përgjegjësi ekskluzive e qytetit, këtu qeveria nuk ka asnjë ndërhyrje, përgjegjësia është vetëm e qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjes së transportit publik”, tha Zllatko Perinski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Lexo edheKasami: Afër 500 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar transportin publik në Tetovë brenda një viti

Perinski shtoi se qeveria mund të ndërhyjë për të shmangur situatën, por kjo është thjesht shërim i plagës, jo zgjidhje e problemit. /Alsat.mk

Më shumë për këtë

80-vjeçarja nga Shkupi denoncon nusen: E sulmoi fizikisht dhe e kërcënoi në shtëpinë e tyreMaqedoni · 1 javë më parëKallëzim penal ndaj 46-vjeçarit nga Shkupi, dyshohet se publikoi serialin televiziv pa të drejtën e autorit në FacebookMaqedoni · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme