Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Trump pritet me nderime ushtarake dhe valle tradicionale në Abu Dabi!

Trump pritet me nderime ushtarake dhe valle tradicionale në Abu Dabi!

Një pritje madhështore me nderime ushtarake, valle tradicionale dhe simbolikë të fortë kulturore i është rezervuar presidentit amerikan Donald Trump në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Trump mbërriti të enjten në terminalin presidencial të Abu Dabit, ku u prit nga presidenti i vendit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Ceremonia e mirëseardhjes ishte një spektakël i organizuar me detaje: fëmijë që valëvitnin flamujt e SHBA-së dhe EBA-së, burra të veshur me kostume tradicionale që mbanin shpata dhe pushkë ceremonial, si dhe gra të veshura me rroba të bardha që kryenin valle tradicionale të Gjirit, duke tundur flokët e tyre të gjatë dhe të errët.

Trump përshëndeti gardën e nderit dhe zhvilloi një takim të shkurtër me presidentin bin Zayed, ndërsa ceremonia u mbajt në një platformë të posaçme, të lidhur drejtpërdrejt me avionin presidencial Air Force One.

Lexo edheTrump ka një rival të ri në horizont: 39-vjeçari që po çmend demokratët dhe po trazon politikën amerikane

Më shumë për këtë

Trump humbi zgjedhjet e mesmandatit, reagon Irani: Amerikanët i thanë ‘JO’ luftësLajme · 3 ditë më parëTrump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministërLajme · 4 ditë më parëAmerikanët votojnë sot/ Beteja për Kongresin, çfarë rrezikon Trump dhe 3 skenarët e mundshëmLajme · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme