“Nëse Ahmeti me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, së pari le të dorëzojë një garanci me shkrim se, kur të humbasë, do të largohet nga politika”, thuhet mes tjerash në reagimin e koalicioni VLEN, ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ky i fundit, ditë më parë, kërkoi nga kryeministri Hristijan Mickoski, që bashkë me zgjedhjet lokale, vitin e ardhshëm, të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Një tjetër konfirmim se bizneset e lojërave të fatit kanë ndikim serioz mbi politikat e BDI-së. Prandaj, blofet e pokerit të Ahmetit nuk duhet të merren seriozisht. Koalicioni VLEN i përcjell Ahmetit që, në vend që t’i inkurajojë ish-funksionarët e frikësuar me kërkesa të rreme për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, të fokusohet në reforma të brendshme kadrovike dhe programore. Gjithsesi, nëse me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, së pari le të dorëzojë një garanci me shkrim se, kur të humbasë, do të largohet nga politika, në mënyrë që të mos harxhojmë paratë e popullit për problemet e Ahmetit dhe Selës për të parandaluar shpërbërjen e të ashtuquajturit front të tyre”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Më shumë për këtë
BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pas fitores në BërvenicëMaqedoni · 1 javë më parë
Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës për pjesëmarrje masive në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar ShqiptarMaqedoni · 6 ditë më parë
Ademi: Zgjedhjet e parakohshme janë më se të domosdoshmeMaqedoni · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











