Maqedoni

VLEN: BDI në panik, Blerim Bexheti i del kundër Ali Ahmetit për bojkotin e zgjedhjeve

March 9, 2025, 07:03

Lëvizje të paqarta dhe qëndrime kontradiktore brenda BDI-së sa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe Ligjit për Gjuhët. Deputeti i kësaj partie, Blerim Bexheti, deklaroi se BDI nuk ka ndërmend të bojkotojë zgjedhjet, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Gjuhët mund të shkaktojë një krizë politike që do ta bënte të pamundur mbajtjen e tyre.

“BDI nuk ka ndërmend të bojkotojë zgjedhjet lokale, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Gjuhët mund të shkaktojë një krizë politike në të cilën zgjedhjet nuk do të mund të mbahen”, tha Bexheti, duke dhënë një mesazh krejt ndryshe nga ai i Ali Ahmetit, i cili në Likovë paralajmëroi se nuk do të lejojë vendosjen e kutive të votimit në ditën e zgjedhjeve. Përçarja brenda BDI-së është gjithnjë e më e dukshme, ndërsa partia duket në panik dhe e paaftë të artikulojë një qëndrim të qartë e të vendosur përballë qeverisë së koalicionit VLEN.

Ndryshe nga BDI, qeveria e udhëhequr nga VLEN vazhdon të veprojë e bashkuar, duke punuar në mënyrë të koordinuar për realizimin e platformës qeveritare dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme lokale. Kjo qasje unifikuese e koalicionit qeveritar i ka vënë përballë faktit të kryer strukturat e BDI-së, të cilat mes përçarjeve të brendshme nuk po arrijnë të mbajnë një linjë të qartë politike.

Ndërkohë, retorika e ndryshuar e BDI-së vjen vetëm një ditë pas raportimeve se Gjykata Kushtetuese ka marrë mbështetje të qartë nga SHBA për të vendosur e liruar nga presionet politike në lidhje me Ligjin për Gjuhët, duke çuar në spekulime se partia e Ahmetit nuk ka më kartat e dikurshme për të diktuar proceset politike.

Nga ana tjetër, në bllokun politik maqedonas, kërcënimet e BDI-së nuk shkaktuan shqetësim. Si Hristijan Mickoski, ashtu edhe Venko Filipçe i dërguan mesazh të qartë Ahmetit se ai nuk është më faktor në skenën politike dhe se për rikthimin në pushtet BDI-së do t’i duhen pastrime të brendshme dhe reforma të thella.

Në këtë situatë të paqartë brenda BDI-së, mbetet të shihet se cila linjë do të mbizotërojë: ajo e Ahmetit, që kërcënon me bojkot, apo ajo e Bexhetit, që pranon procesin zgjedhor, pavarësisht krizës politike. Megjithatë, një gjë është e sigurt – VLEN vazhdon pa lëkundje, ndërsa BDI ende po kërkon një qëndrim të qartë në raport me zgjedhjet dhe zhvillimet politike.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh