Koalicioni VLEN e ka akuzuar Arben Taravarin për “kontrabandim” të deputetëve, për të cilët thonë se i fitoi në emër të ndryshimit.
Nga VLEN thonë se Taravari dëshiron të shkojë në “kazanin e BDI-së ku vlon krimi dhe korrupsioni”.
“Nuk është kohë e gjatë vetëm një vit më herët, në po këtë muaj të vitit që lamë pas derë më derë kandidatët për deputetë atëkohë e sot deputetë të ASH-së, të mbështjellur nën logon e VLEN-it, u thonin qytetarëve “ne jemi ndryshimi”, ne nuk shkuam me BDI-në.
Ziadini është tradhtari se ai po tenton t’ia zgjat pushtetin BDI-së. Qytetarët e thanë fjalën e tyre, votuan për ndryshimin. Ndryshimi erdhi. Taravari dezertoi, por për një dezertor i ligë nuk duhet të rreshtohet gabimisht e tërë ushtria. Dezertori jo vigjilent nuk duhet të determinojë orientimin e një ushtrie të denjë, të pastër, me qëllim konkret. Tani është koha për reflektim, të gjithë deputetët, anëtarët, aktivistët të pozicionohen në anën e duhur aty ku ishin.
Nëse Selën e braktisët për këtë shkak, ose siç preferoni ju ta quani se krahu i Selës u larguan, vetëm që ky i fundit shkoi me BDI-në. Ku është tani logjika që të qëndroni krahë Taravarit, i cili po u kthen edhe te Sela edhe te Ahmeti. Ne besojmë në vigjilencën e aktivistëve të sinqertë, punëtorëve të zellshëm që ndryshimi vetëm ka nisë, por duhet të vazhdojë.
Taravari është lodhur shumë, mbase për shkak se nuk ka ecur maleve sikurse Ahmeti nuk ka kondicion më shumë. Taravari po punon që të shkojë në pension të parakohshëm politik. VLEN është dhe do të jetë mburoja e shqiptarëve, rreshtohuni tani në anën e duhur, tani është koha”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Më shumë për këtë
Kasami në përvjetorin e mandatit të Melës: Dibra po ndryshon, Fisniku model i udhëheqjes që sjell VLEN-iMaqedoni · 5 ditë më parë
Kasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partieMaqedoni · 5 ditë më parë
Deputetja Musa: Investimet dhe projektet konkrete po ndryshojnë Bogovinën, mbështetja institucionale do të vazhdojëMaqedoni · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












