Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Pas humbjes së zgjedhjeve, Vuçiq rikthehet te retorika nacionaliste, këndon “Vidovdan” dhe përmend Kosovën

Pas humbjes së zgjedhjeve, Vuçiq rikthehet te retorika nacionaliste, këndon “Vidovdan” dhe përmend Kosovën

Humbja politike dhe përballja me lëvizjen studentore nuk duket se e kanë larguar Aleksandar Vuçiçin nga retorika nacionaliste. Ish-presidenti serb u shfaq duke kënduar këngën “Vidovdan”, një prej simboleve të nacionalizmit serb, në një takim me mbështetësit e tij në veri të Serbisë, ku Kosova ishte sërish në qendër të mesazhit politik.

 

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sremska Mitrovicës, në rajonin e Vojvodinës, Vuçiç iu bashkua mbështetësve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në interpretimin e këngës, ndërsa ish-kryeministrja Ana Bërnabiç e përqafonte.

 

Lexo edheZgjedhjet në Bërvenicë, Sulejmani: BDI po manipulon derisa politikat konstruktive të VLEN-it i dhanë komunë shtesë

“ Kudo që shkoj, te ti kthehem sërish; askush s’mund të ma heqë Kosovën nga shpirti”, këndoi Vuçiç, duke përcjellë një mesazh që ka shoqëruar për dekada politikën nacionaliste në Serbi.

 

Takimi u zhvillua në një moment të vështirë politik për ish-presidentin, pas humbjes përballë lëvizjes studentore dhe përfundimit të dominimit të SNS-së në pushtet. Përpara mbështetësve, Vuçiç shpalli një kapitull të ri për partinë e tij, të cilën e prezantoi si një “opozitë shtetformuese”.

 

Megjithatë, vëmendjen e mori më shumë skena e këngës sesa mesazhet politike. Rikthimi te simbolika e Kosovës tregon se, edhe përballë një realiteti të ri politik në Serbi, Vuçiç vazhdon të përdorë të njëjtën gjuhë nacionaliste që ka qenë pjesë e pandashme e karrierës së tij.

 

Kënga “Vidovdan”, e krijuar në vitin 1989 dhe e interpretuar nga Gordana Lazareviç, lidhet me kujtesën historike serbe për Betejën e Kosovës të vitit 1389. Ajo u kthye në një simbol të nacionalizmit serb në të njëjtën periudhë kur Sllobodan Millosheviçi përdorte mitin e Kosovës për të mobilizuar mbështetjen politike.

 

Më 28 qershor 1989, në 600-vjetorin e Betejës së Kosovës, Millosheviçi mbajti fjalimin e njohur në Gazimestan, ku iu referua betejave dhe sakrificave historike të serbëve. Fjalimi, i mbajtur dy vite përpara shpërthimit të luftërave që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë, u interpretua gjerësisht si një prej momenteve që paralajmëruan përshkallëzimin e nacionalizmit në rajon.

Më shumë për këtë

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs: Pastro shtëpinëLajme · 2 ditë më parëNga Tirana në politikën amerikane! Kush është Joe Hoxha, shqiptari që fitoi zgjedhjet e SHBA-sëShqiperi · 2 ditë më parëHumbja e republikanëve në zgjedhjet në SHBA rrit shpresat për paqe, çmimet e naftës pësojnë rënie drastikeLajme · 2 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme