Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Kryeministri Hristijan Mickoski ka konfirmuar zgjidhjen që Qeveria pritet të prezantojë për Provimin e jurisprudencës, duke bërë të ditur se ajo do të përbëhet nga dy pjesë.

Sipas Mickoskit, studentët do të kenë mundësi që pjesën teorike të provimit e cila lidhet me studimet e ciklit të parë ta japin në gjuhën në të cilën kanë përfunduar arsimin e lartë. Kjo do të vlejë për gjuhët në të cilat zhvillohen studimet në vend: shqip, turqisht dhe anglisht.

Ndërkaq, pjesa praktike e provimit, ku simulohet një proces gjyqësor nga procedura penale dhe civile do të zhvillohet në gjuhën maqedonase.

“Do ta japin në gjuhën në të cilën kanë përfunduar arsimin e lartë. Pjesa tjetër e provimit, konkretisht provimi i jurisprudencës ku simulohet një proces gjyqësor nga procedura penale dhe civile do të zhvillohet në lingua franca, përkatësisht në gjuhën maqedonase”, deklaroi Mickoski.

Lexo edheMickoski: Provimi i jurisprudencës që përfshin simulimin e një procesi gjyqësor do të jepet vetëm në gjuhën maqedonase

Me këtë propozim, pjesa teorike e jurisprudencës do të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, ndërsa mbetet të shihet përmbajtja përfundimtare e zgjidhjes që do të miratohet nga Qeveria.

Më shumë për këtë

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”Uncategorized · 2 orë më parëProvimi i jurisprudencës javën e ardhshme kalon në QeveriMaqedoni · 2 ditë më parëAdemi i reagon Dimitrievskit për jurisprudencën në shqip: Nuk e keni lexuar Kushtetutën e MaqedonisëMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme