Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shtrenjtohet kostoja e jetesës në Maqedoni, rritet inflacioni

Shtrenjtohet kostoja e jetesës në Maqedoni, rritet inflacioni

Jeta në Maqedoninë e Veriut po bëhet më e shtrenjtë. Vetëm gjatë muajit tetor, kostoja e jetesës është rritur për 0.4% krahasuar me shtatorin. Ndërsa në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, rritja është 3.3%.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave më së shumti janë shtrenjtuar pijet alkoolike dhe duhani me 2.5%. Veshjet dhe këpucët, si dhe shpenzimet për rekreacion, sport dhe kulturë, janë rritur për 1.2%.

Ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike, që janë pjesë e shpenzimeve të përditshme të qytetarëve, janë shtrenjtuar për 0.7%.
Megjithatë, gjatë muajit tetor nuk janë shtrenjtuar të gjitha kategoritë. Disa produkte dhe shërbime kanë shënuar edhe ulje të çmimeve.

Mobiljet dhe pajisjet shtëpiake janë liruar për 1.3%, restorantet dhe shërbimet e akomodimit për 0.7% ndërsa transporti për 0.3%. Por kur bëhet krahasimi me tetorin e vitit të kaluar, rritja është dukshëm më e madhe në disa kategori.

Lexo edheDeri në ora 9, në Bërvenicë kanë votuar 646 qytetarë! Rritet jehona e votuesve krahasuar me raundin e parë

Transporti kryeson me një shtrenjtim prej 9.5%, që do të thotë se shpenzimet në këtë sektor janë dukshëm më të larta se para një viti. Pas tij renditen rekreacioni, sporti dhe kultura me 8.5%, si dhe pijet alkoolike dhe duhani me 7.8%. Ndërkohë, çmimet me pakicë në përgjithësi kanë shënuar rritje vjetore prej 3.2%.

Rritja më e theksuar është regjistruar te derivatet e naftës kryesisht pas konflikti SHBA-Iran, rritje që ka ndikuar edhe në të gjitha industritë tjera.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme