Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një ditë historike për studentët shqiptarë.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Kasami dhe Mexhiti kanë theksuar se ky hap përfaqëson avancim në drejtim të barazisë dhe dinjitetit të gjuhës shqipe.
“Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip! Një ditë historike për studentët shqiptarë dhe një hap i rëndësishëm për barazinë dhe dinjitetin e gjuhës shqipe”, thuhet në mesazhin e tyre.
Ata kanë theksuar se vlera e premtimeve dëshmohet përmes veprave, ndërsa u janë drejtuar studentëve shqiptarë me urimin: “Studentë të dashur, ta gëzoni këtë të drejtë!”.
Lexo edheMickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqipMesazhin e tyre e kanë përmbyllur me urimin për Festat e Nëntorit.
Më shumë për këtë
Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedoneMaqedoni · 1 javë më parë
Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”Uncategorized · 1 ditë më parë
Mickoski: Provimi i jurisprudencës që përfshin simulimin e një procesi gjyqësor do të jepet vetëm në gjuhën maqedonaseMaqedoni · 1 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












