Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Lloga godet VMRO-VLEN-in për Jurisprudencën në shqip: Në 2024, në Qeveri miratuam 100%, sot krenohen me 70%!

Lloga godet VMRO-VLEN-in për Jurisprudencën në shqip: Në 2024, në Qeveri miratuam 100%, sot krenohen me 70%!

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë për mënyrën e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e cilësuar zgjidhjen e miratuar si gjysmake dhe të papranueshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lloga ka rikujtuar se në janar të vitit 2024, gjatë mandatit të tij si ministër i Drejtësisë, Qeveria kishte votuar një zgjidhje që parashihte zhvillimin e provimit të jurisprudencës 100 për qind në gjuhën shqipe.

Statusi i plotë i ish-ministrit Krenar Lloga:

Në janar të vitit 2024, në Qeveri u votua që provimi të zhvillohej 100% në gjuhën shqipe!

Lexo edheGeorgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

Më pas, shumica parlamentare VMRO-VLEN me Afrim Gashin në krye e hoqi nga procedura parlamentare, që para pak çastesh të dalin e të krenohen me një zgjidhje gjysmake dhe të papranueshme që e kanë kaluar sot në Qeveri: 70% shqip e 30% maqedonisht!

Populli ynë e thotë bukur: “Dhia e zgjebur e bishtin përpjetë!”, andaj mos u krenoni me atë që u turpëron!

Më shumë për këtë

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqipMaqedoni · 1 ditë më parëMickoski: Provimi i jurisprudencës që përfshin simulimin e një procesi gjyqësor do të jepet vetëm në gjuhën maqedonaseMaqedoni · 1 ditë më parëKasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!Maqedoni · 4 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme